Kisha Katolike dhe Kisha e Janjiqit janë të kënaqura me projektligjin që rregullon statusin e bashkësive fetare

Kisha Katolike dhe Kisha e Janjiqit janë të kënaqura me projektligjin që rregullon statusin e bashkësive fetare

Përfaqësuesi i Kishës Katolike në Kosovë, Don Shan Zefi, kancelari Ipeshkvor i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e bashkësisë katolike kanë pasur qasje në punën gjatë draftimit të projektligjit. Sipas tij, miratimi i ligjit që rregullon statusin e bashkësive fetare, është më se i nevojshëm. Popi serb Janjiq ka deklaruar se Kisha që përfaqëson ai është shumë e  kënaqur me tekstin e projektligjit dhe sa na përket neve, këtë e kemi thënë edhe më parë, se do të ishte mirë që ky ligj sa më parë të miratohet, në mënyrë që bashkësitë fetare të bëhen edhe persona juridikë dhe që të mund të funksionojmë më lehtë brenda kornizave ligjore”, thotë igumeni Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …