Kryetari Thaçi

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi më 3 dhe 4 tetor do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi më 3 dhe 4 tetor do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca, Thaçi më 3 tetor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani dhe pas takimit me të do të dalin në një konferencë të përbashkët në media. Më pas ai  do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e kuvendit, Ilir Meta si dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në ditën e parë të vizitës shtetërore,  Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit, Dritëro Agolli. Ndërkaq, më 4 tetor, ai do të takohet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj, si dhe do të vendos kurora lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri” dhe te shtatorja e Adem Jasharit. Të martën Thaçi ka planifikuar po ashtu që të vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë, në Bushat të Shkodrës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …