Kryekuvendari Veseli zbulon se UÇK-ja qenka formuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës

Kryekuvendari Veseli zbulon se UÇK-ja qenka formuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës

Në ditën e parë të fillimit të Vitit të ri akademik 2016-2017, kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli  së bashku me përfaqësues  të tjerë të institucioneve arsimore e kanë vizituar Fakultetin Juridik, për t’u uruar studentëve dhe profesorëve fillimin e këtij viti. Veseli tha para studentëve se çdo gjë e mirë që i ka ndodhur Kosovës dhe çdo e arritur që nga çlirimi e deri më tani, ka kaluar përmes Universitetit të Prishtinës. Ai me theks të veçantë foli për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën tha se zanafillën e ka nga amfiteatri i Fakultetit Juridik.  Ministri  Arsim Bajrami, ka deklaruar  se studentët e Fakultetit Juridik janë ata të cilët në të ardhmen do të jenë hartues dhe zbatues të ligjeve, andaj i porositi ata që të punojnë shumë në mënyrë që shtetin e Kosovës ta bëjnë të barabartë në botë. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha me këtë rast se Universiteti që ai e drejton po bën shumë reforma në të mirë të studentëve. Para se të vizitojnë Fakultetin Juridik, ministri Bajrami së bashku me rektorin Demaj kanë vizituar konviktet dhe Mensën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …