Brickos

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ku qenkan formuar celulat e para të UÇK-së sipas Kadri Veselit

Në pretendimet e kryekuvendarit Kadri Veseli i cili thotë se celulat e para të UÇK-së janë themeluar në Fakultetin e Drejtësisë, ka reaguar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ai në postim të tij për mediet ka deklaruar se është Kulla e Jasharëve, në Prekaz ajo e cila  ka një rëndësi të veçantë për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për historinë më të re të Kosovës. Në kullën ku u themelua de facto UÇK-ja ndonëse de jure ajo u emërua jashtë atdheut, mysafirë të shpeshtë ka pasur përfaqësues nga Llapi, Drenica, Dukagjini, Llapusha, Drinia e vende të tjera. Lindja e këtij organizmi politik e ushtarak u bë krejt në mënyrë të natyrshme, pa bujë, pa konferenca shtypi, pa storie filmike e incizime në celoluid. Ndodhte kështu, se themeluesit e UÇK-së, qëllim parësor e të vetëm kishin çlirimin e bashkimin e kombit e jo rrahjen e gjoksit për përfitime familjare e klanore si ndodhi pas luftës çlirimtare.

Është në nderin e secilit qytetar te Kosovës që mos ta mohojë dhe as të mos dezinformojë për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës! Historinë e re te Kosovës asnjë individ me “peshë” a po peshë politike, nuk mund ta rishkruaj sipas interesave personale të askujt! E aq më pak ta rishkruajë nëpër katedra të fakulteteve të ndryshme. Kryetari i Kuvendit nëse ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, do të duhej t’i tregon opinionit themeluesit e saj. Kjo do të ishte me interes për opinionin publik e shkencor, ka shkruar mes tjerash në reagimin e tij,  ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …