Marrëveshja e arritur për targat në Bruksel nuk do të zbatohet në tërë Kosovën

Marrëveshja e arritur për targat në Bruksel nuk do të zbatohet në tërë Kosovën

Marrëveshja e arritur më 14 shtator në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për reciprocitet në targat e automjeteve, nuk do të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës. Kështu ka thënë përfaqësuesi i palës serbe, Marko Gjuriq, sipas të cilit, marrëveshja anashkalon veriun e Kosovës, të cilin ai e ka apostrofuar si “krejt të veçantë”.Por kjo anashkalohet nga pala kosovare. Sipas Prishtinës zyrtare, marrëveshja realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe do t’i dedikohet gjithë qytetarëve, qofshin shqiptarë, serbë apo ndonjë përkatësie tjetër. Sipas kryenegociatores së bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, deklarata e Gjuriqit është e pabazë dhe gjithashtu bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes dy shteteve në Bruksel. Kjo marrëveshje realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe nuk ka përjashtime që marrëveshja ka të bëjë me gjithë qytetarët e Kosovës që të mos i përdorim.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …