Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Gjermania e bashkuar, frymëzim për bashkimin e shtetit shqiptar!

Ideja se ekzistenca e dy shteteve është interes jetik dhe strategjik i kombit shqiptar i sjellë nga disa të ashtuquajtur analistë, në mungesë të shtjellimit të argumenteve nga ana e tyre, na shtyn të mendojmë se me të njëjtën logjikë ekzistenca e dy Gjermanive do të ishte sa jetike, aq dhe strategjike: Dy kombe gjermane në BE, dy kombe gjermane në OKB, dy kombe gjermane në NATO, dy kombe gjermane në FMN, dy kombe gjermane në OSBE, dy kombe gjermane në OTB, dy kombe gjermane në…

Po me sa duket gjermanët vendosën t’i zhbëjnë e t’i shpërfillin këto interesa jetike se kishin vendosur ta “zvogëlonin” sferën e influencës përmes ribashkimit dhe kishin vendosur, sipas logjikës suaj dhe argumentit teorik që sillni për shtetin-komb, preferuan të ndjekin modele “marksiste-leniniste” të shtet-formimit dhe të zgjidhjes së çështjes kombëtare! Bashkimi i dy Gjermanive, ishte rezultat jo i dëshirës së komunitetit ndërkombëtar e në mënyrë të veçantë e fituesve të luftës së Dytë Botërore, Britanisë, Rusisë (ish-Bashkimi Sovjetik) dhe Francës, (me përjashtim të SHBA-së, e cila ishte mbështetësja kryesore e ribashkimit). Të tri shtetet ishin kundër, madje Britania, përmes znj. Thatcher, ishte kundërshtarja më e flaktë e bashkimit të dy “kombeve”. Argumenti i znj. Thatcher ishte se një Gjermani e bashkuar do të ishte më e fuqishme dhe do t’i prishte balancat e krijuara, do ta dominonte politikën evropiane ekonomikisht dhe në forma të tjera.

Natyrisht, Gjermania përbën një shtet të fuqishëm, por nuk ka prishur balanca, përkundrazi vazhdon te kontribuojë në BE e në NATO, nuk ka shenja të revanshizmit ose të militarizimit. Mbi të gjitha, të mos harrojmë, ribashkimi i Gjermanisë shënoi fillimin dhe aktin e zgjerimit të BE-së përmes anëtarësimit të shteteve ish-komuniste. E pra, thënë hapur, siç juve s’ju pëlqen të flisni në shkrimet tuaja, zgjidhja njëherë e mirë e çështjes shqiptare do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …