Visar Ymeri

Ymeri: Cenimi i integritetit territorial të Kosovës mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka deklaruar se cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon. Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka deklaruar se Marrëveshja aktuale për demarkacionin duhet të hidhet poshtë. “Shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natyrisht që është shmangie e luftës”, ka thënë Ymeri. Ai ka akuzuar Policinë e Kosovës për inskenim dhe montim të rastit të arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj, nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit dhe e përjashton mundësinë që gjësendet dhe mjetet ilegale të zbuluara nga policia në një depo në Prishtinë, i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje!.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra e Stagovës – Kujtohen 13 civilë të vrarë mizorisht nga forcat serbe

Sot shënohen 26 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut, një nga krimet më të …