Antonio Guterres

Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Agjencitë botërore kanë bërë të ditur se portugezi, Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Guterres ka triumfuar ndaj kandidatit serb për këtë pozitë,  Vuk Jeremiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm të Serbisë, ndërsa  Guerres ka qenë kryeministër Portugalisë. Antonio Guterres, 66 vjeç, ka drejtuar agjencinë e refugjatëve në gjithë dekadën e fundit dhe në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të pasojë koreano-jugorin Ban Ki-Mun. 66-vjeçari është cilësuar favorit që në nisje të garës dhe në votimin paraprak mori 13 vota inkurajuese në Këshillin e Sigurimit, dy vota abstenuese dhe asnjë bllokuese.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …