Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet problem i pazgjidhur

Edhe pse janë bërë disa përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi mes pozitës dhe opozitës, Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet problem i vështirë për tu zgjidhur. Mirëpo,  Arben Gashi dhe Vjosa Osmani – deputetë të LDK-së kanë ofruar një alternativë për këtë temë. Sipas tyre, subjektet politike mund të arrijnë marrëveshje me të cilën e shprehin vullnetin e tyre për ta zgjidhur problematikën e demarkacionit brenda disa muajsh, dhe që kjo marrëveshje të shndërrohet në rezolutë të Kuvendit – në mënyrë që institucionet e Bashkimit Evropian të votojnë për liberalizimin e vizave, pasi të ratifikohet Demarkacioni. Ajo që kemi thënë në Komisionin për Integrim është veç një pjesë e ideve që kemi paraqitur gjatë takimeve që kishim në Berlin dhe në Bruksel, ka thënë Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …