Brickos

Serbia zyrtare shprehet kundër deklaratës së ambasadorit, Gjorgje Matkoviq

Serbia zyrtare shprehet kundër deklaratës së ambasadorit, Gjorgje Matkoviq

Deklarata ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjorgje Matkoviq se Putin ka ego të madhe, se ai dëshiron të bëhet sundimtar i botës dhe se Rusia sërish ka qejf të bëhet superfuqi’, nuk është qëndrim i Serbisë zyrtare ka thënë për gazetën “Veçernje Novosti”, ministri i Jashtëm i Serbisë. Ivica Daçiq. Ai ka reaguar ndaj paraqitjes të disa ditëve më parë të ambasadorit serb në Institutin politik të Çikagos. Vlerësimet e Matkoviqit në llogari të liderit rus. Shumë diplomatë e kanë karakterizuar ikje nga rregullorja e praktikës diplomatike, por edhe shkelje e kompetencave të përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në njërin nga vendet më me ndikim në botë. Serbia e konsideron Rusinë aleatin e vet më madh, për ruajtjen e Kosovës, sepse Beogradi zyrtar ende shpreson se Kosova do të kthehet nën sovranitetin e Serbisë, sipas rezolutës 1244 të të KS të OKB-së dhe duke u bazuar në lëshimet e shumta që po i bën Beogradit, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …