Shqipëria para Italisë dhe Spanjës

Shqipëria para Italisë dhe Spanjës

Shqipëria pas dy ndeshjeve të zhvilluara kryeson grupin G kualifikues për botërorin e vitit 2018 nga Zona e Evropës para ish kampionëve të botës, Italisë dhe Spanjës. Kuqezinjtë të enjten në Vaduz mposhtën Lihtenshtajnin me shifrat 2:0 me golat e Jahmir Hykës (12’), derisa Bekim Balaj vendosi shifrat përfundimtare (0:2) në minutën e 71-të.

Italia shpëtoi në Torino një pikë kundër Spanjës (1:1) falë penalltisë, dhjetë minuta para fundit, ndërsa këtë nuk e bëri Maqedonia në Shkup që huqi penalltinë në minutën e 95-të kundër Izraelit (1:2).

Shqipëria të dielën e pret në Shkodër kombëtaren e Spanjës, derisa Italia në Shkup luan me Maqedoninë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …