Brickos

Deklaratë-Apel: Çështja e Çamërisë është e drejtë, ka ardhur koha të zgjidhet

Çështja Çame megjithatë turbullon poltikën aktuale në Greqi

Hartimi i dokumentit, që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar Tiranës zyrtare, si dhe politika e ndjekur nga diplomacia greke në marrëdhëniet me Shqipërinë përsa i përket çështjes çame, janë bërë objekt i politikës së brendshme në Greqi. Një ditë pasi ministri i Jashtëm Nikos Kocias ka sqaruar në një intervistë radiofonike dhe më pas me një njoftim zyrtar sesi ka vepruar në lidhje me çështjen kaq të përfolur të ditëve të fundit, Ministria e Jashtme publikon edhe një deklaratë të dytë me tone të ashpra kundër opozitës. Aty akuzohen deputetët konservatorë, që sipas kreut të diplomacisë greke po ekspozohen vazhdimisht duke jetësuar të pavërteta dhe pasaktësi të çdo lloji të disa faktorëve të qeverisë shqiptare, në kurriz të politikës së jashtme të Greqisë, madje edhe ato që bëhen për qëllime të vogla politike të brendshme në Shqipëri. Sipas tij Greqia, të paktën qeveria aktuale, kurrë nuk ka pranuar se ekziston çështja çame. Së dyti, Ministria e Jashtme greke i dha palës shqiptare një dokument, me çështjet për t’u zgjidhur midis dy vendeve dhe e vetmja referencë për çështjen që nuk ekziston është se, ajo është vendosur tashmë nga gjykatat greke, theksohet në deklaratë. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …