Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Slavko Simiq: Kjo formë e Projektligjit për Trepçën rrezikon punëtorët dhe popullatën serbe

Kryetari Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar se komuniteti serb që jeton në Kosovë dhe përfaqësuesit e tyre janë të bindur se kjo formë e Projektligjit për Trepçën rrezikon punëtorët dhe popullatën serbe. Ai ka thënë se zgjidhja për kombinatin ‘Trepça’ duhet të jetë në të mirë të zhvillimit të të gjitha komunave të Kosovës, raporton Kosovapress. “Lista Serbe gjithmonë ka qenë e gatshme të mbështes çdo bazë juridike dhe të gatshëm që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog. Ky Projektligj është i papranueshëm. Ne duam që kjo të zgjidhet me dialog, jo me projektligj. Dëshiroj të ju dërgoj një mesazh të qytetarëve të komunitetit serbë dhe punëtorëve dhe që ky projektligj të mos votohet dhe ne përkrahim këtë kërkesë qëllim mirë. Unë i ftoj të gjithë deputetët të votojnë që të shtyhet projektligji”, ka thënë Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …