Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Deputetët serbë unanimisht kundër projektligjit për Trepçën

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës i kanë braktisur punimet, para se të niste procesi i votimit. Slavko Simiq, shef i grupit parlamentar i Listës Serbe, fillimisht ka iniciuar një votim për ta hequr nga rendi i ditës Ligjin për “Trepçën”, por ai është mbështetur me vetëm 8 vota, e kundër kanë qenë 86. Simiq  ka thënë se Ligji përbën rrezik për punëtorët serbë dhe për veriun, ku bëjnë pjesë dhe operojnë një numër i madh i njësive thelbësore të Trepçës. “Ky Ligj është i papranueshëm. Ne duam që kjo çështje të zgjidhet në dialog”. Me ashpërsi është shprehur edhe deputeti, Nenad Rashiq, i cili ka kërcënuar   nëse Ligji miratohet marrëdhëniet me komunitetin serb do të lëndohen shumë. Ky ligj do të rrënojë të gjitha komunikimet me serbët. Unë ju garantoj se me këtë qasje nuk do të keni sukses, ka kërcënuar Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …