leoni

Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit ka shtuar masat e ruajtjes së sigurisë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës

Policia e Shtetit  ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve, Shqipëri-Spanjë. Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-në e policia e Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të ndeshjes. Para se tifozët të hyjnë në stadium është bërë edhe kontrolli i ambienteve me qen antieksploziv, transmeton TCH. Policia e Shtetit bënë thirrje për mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk do të jetë në Agjendë të Këshillit të Evropës në Mbledhjen e Komitetit të Ministrave të majit

Kosova nuk pritet të trajtohet si çështje në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit …