EULEX-i

EULEX-i kërkon vazhdim pa afat të misionit

Autoritetet e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian po përpiqen për t’i  përafruar qëndrimet përkitazi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.  Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik. Prishtina zyrtare dhe Brukseli janë duke zhvilluar negociatat për mandatin pa afat të caktuar të EULEX-it. Për të diskutuar aspektet finale rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Keneth Din. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meuçi, ka takuar autoritetet kryesore. Një takim me titullarët e institucioneve të drejtësisë është zhvilluar në zyrën e kryetari, Hashim Thaçi. Aty kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të atij Prokurorial.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …