Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar 17-vjetorin e themelimit të saj

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar 17-vjetorin e themelimit të saj

Në prani të qindra simpatizantëve, drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetëve të nivelit qendror e lokal, ministrave dhe ish themeluesve të kësaj partie, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, uroi të pranishmit dhe të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari Veseli ju dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, në festën e përbashkët, festën e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, theksoi Veseli, lindi dhe u zhvillua në një situatë dramatike për vendin tonë të sapo dalë nga lufta. “Partia Demokratike e Kosovës lindi për të përfunduar rrugën e lirisë, rrugën nga çlirimi në shpallje të pavarësisë dhe ndërtim të shtetit demokratik e sovran të Kosovës. Lindi për të fituar paqen. Në këtë mision të shenjtë, Partisë Demokratike të Kosovës, iu bashkuan dhe i besuan njerëzit më të përkushtuar të vendit”, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli më tej theksoi se PDK-së, iu bashkuan ata që në kohë dhe rrethana të ndryshme bënë më të mirën për atdheun. PDK-së që nga themelimi iu bashkuan themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kurorëzoi përpjekjet njëshekullore për lirinë e pavarësi, intelektualët, akademikët, gazetarët, minatorët, të burgosurit politik, arsimtarët e fermerët. “Sot, dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë, për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut dhe ndërtimin e fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Një falenderim të veçantë e bëjë për ish liderin e partisë, Z. Hashim Thaçi, presidentin aktual të Kosovës, njeriun, i cili me lidership të vendosur, udhëhoqi proceset historike të vendit dhe fitoret politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi kryetari Veseli.Kryetari Veseli, shtoi se ishin këto ndryshime në jetën e qytetarëve të Kosovës, ato që siguruan fitoret e një pas njëshme të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet qendrore dhe lokale.\”Kemi të drejtë të mburremi me sukseset tona, por, njëkohësisht, edhe detyrimin për të qenë vetëkritik, është pjesë e moralit tonë politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve, që t’i njohim dhe pranojmë gabimet e bëra gjatë ecjes, lëshimet e devijimet nga përgjegjësitë e ngarkuara, fenomenet negative në nivelet e ndryshme të qeverisjes sonë”, theksoi kryetari Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …