Kosova

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Në një njoftim për medie bëhet me dije se delegacioni nga Kuvendi i Kosovës, i përbërë nga nënkryetarët: Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, po vijon punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Gjatë punimeve, më 5 shtator 2016, Byroja ka marrë vendim lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës. Sot gjatë Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së ky vendim u ratifikua me shumicë votash. Sipas këtij vendimi, që prej janarit të vitit 2017 Kosova ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre anëtarësh, ku do të përfaqësoheshin pozita, opozita dhe minoritetet”, është thënë në njoftimin për media. Përfaqësuesit e Serbisë dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë lobuar që t’ia pamundësojnë delegacionit nga Kuvendi i Kosovës pjesëmarrjen në punimet e APKE-së.

“Delegacioni i Kosovës, në bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë të cilin e udhëheq Valentina Leskaj, si dhe me anëtarët e shteteve mike të Republikës së Kosovës, zhvilluan lobim të fuqishëm. Në veçanti delegacioni i Kuvendit të Kosovës falënderon Valentina Leskaj, e cila është edhe pjesë e Byrosë të APKE-së, për angazhimin e saj me përkushtim gjatë mbledhjeve të Byrosë, Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, seancave plenare që Kuvendit të Kosovës t’i jepet e drejta që të përfaqësohet me delegacionin e tij për herë të parë në APKE, institucion në të cilin bëjnë pjesë delegacionet e 47 vendeve anëtare dhe të ketë mundësi për lobim si dhe të përfitojë asistenca të ndryshme në ndërtimin dhe zhvillimin e diplomacisë parlamentare, të cilat ofrohen nga Këshilli i Evropës”, është thënë në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …