Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar krijimin e një Komisioni hetimor për Radio Televizionin e Kosovës, por ajo nuk është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo dëshmon edhe vartësinë e RTK-së nga këto dy parti në pushtet. Haxhiu tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pro formimit të këtij Komisioni. Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj thanë se mbështesin formimin e këtij komisioni të iniciuar nga lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq, kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk është rast urgjent formimi i këtij komisioni.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
