mediat

KPM miraton Kodin e Etikës

Komisioni i Pavarur për Media ka bërë të ditur se prej datës 11 tetor ka hyrë në fuqi Kodi i Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, “KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për  KPM,  ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Kodit të Sjelljes për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës i cili do të zëvendësohet me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në vend. Sikur parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar, KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik për 15 ditë pune draftin e amandamentuar të rregullores, ku të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet, vërejtjet  e tyre me shkrim lidhur me ndryshimet në draft Kodin e Etikës.

“Konsultimi publik ka filluar më 27 qershor 2016 dhe ka zgjatur deri me 15 korrik 2016. Pas pranimit të komenteve publike, KPM  ka  shqyrtuar  të gjitha komentet dhe ato që kanë qenë të argumentuara me bazë ligjore, i ka inkorporuar në draftin final.  Në vazhdim të procedurës së amandamentimit, KPM me 15 korrik 2016 ka mbajtur edhe një dëgjim publik, ku u ka ofruar edhe një herë mundësi të gjitha palëve të interesuara që të japin komentet e tyre para miratimit të Kodit të Etikës”, thuhet më tej në njoftim. Kodi i Etikës është miratuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur me datë 4 tetor 2016. Kodi i Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe e shfuqizon Kodin e Sjelljes për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës Nr.KKPM-2010/01.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …