leoni

Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës

Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës

Ministri i Arsimit,  Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sistemuara në sirtarët, përkatësisht në arkivat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Materialet e digjitalizuar do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmit, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi  t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës  Në bazë të këtij Memorandumi planifikohet që të bëhet digjitalizimi i librave, gazetave dhe revistave,  dorëshkrimeve, manualeve, doracakëve e fletushkave  si dhe teksteve të programeve shkollore, të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …