Edi Rama

Edi Rama, Andriqin e njeh përmes këshilltarit të tij, jo përmes elaboratit për zhdukjen e shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin serbo- shqiptar të biznesmenëve, që mbahet në qytetin e Nishit, në Serbi, ka cituar nacionalshovenistin serb, Ivo Andriq, i cili  ka shkruar të “mos ketë luhatje ndërmjet frikës e shpresës. Do ta citoj Andriqin i cili ka thënë se ndërmjet frikës e shpresës gjithmonë gjendet një hapësirë dhe shumëkush jetën e kalon në atë hapësirë të errët duke pritur atje ku kurrë asgjë nuk ndodh. Besoj se ndërmarrësit ndërmjet frikës e shpresës, gjithmonë zgjedhin shpresën, sepse në të kundërtën do të bankrotonin, ndërsa politikanë zgjedhin frikën, sepse nuk janë në rrezik që të bankrotojnë, citon “B92” të ketë thënë Edi Rama, i cili duket se nuk ka fare njohuri për elaboratin e Ivo Andriqi, lidhur me planet shtetërore të Serbisë  për zhdukjen sistematike, fizike, të Shqiptarëve nga Kosova dhe viset e mbetura nën pushtimin jugosllav. Është për të besuar se këshilltari i Ramës, Shkëlzen Mehmet Maliqi ia ka preferuar kryeministrit thënien e Andriqit, sepse babai i tij, kryebandi titist, Mehmet Cikuli, me mercenarët e vetë proverbë ka qenë pjesë e zbatimit të elaboratit famëkeq të Andriqit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …