Komuniteti ashkali është integruar mirë në shoqërinë e Kosovës

Komuniteti ashkali është integruar mirë në shoqërinë e Kosovës

Zëvendësministri në Ministrinë e  Punës në Qeverinë e Kosovës, Qazim Rrahmani  ka deklaruar se komuniteti ashkali është integruar mirë në shoqërinë kosovare.  Gjendja e komunitetit tonë është relativisht e mirë, sepse edhe kaq vjet pas luftës ashkalinjtë kanë përfaqësuesit e tyre dhe janë të përfshirë në institucionet e Kosovës. Jemi të integruar mirë në shoqërinë e Kosovës. Me kalimin e kohës do të përmirësohet gjendja. Ai ka deklaruar po ashtu se termi RAE që përdoret për tri komunitetet romë, ashkali e egjiptas, nuk duhet të përdoret sepse është ofendues për ashkalitë. “RAE është ofendues, është jokushtetues dhe i jashtëligjshëm. Nuk munden tre popuj të ndryshëm të futen në një term. Komuniteti ashkali është komunitet në veti nuk ka të bëjë asgjë bashkë me komunitetin rom. Kemi kulturë të ndryshme gjithçka ndryshe. Ata që thonë RAE duan të ofendojnë komunitetin tonë. Nuk ka bazë ligjore për të përdorur këtë shkurtesë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …