Limaj

Fatmir Limaj: Dënimi i çlirimtarëve është lajm shumë i keq për gjithë liridashësit

Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve për rastin e njohur se “Drenica 2”. Limaj ka thënë se, “ky është një lajm shumë i keq për gjithë liridashësit në Kosovë”. “Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës. Unë dhe familja ime e dimë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shijuar. Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë”, ka shkruar Limaj. 10 të dënuarit po ngarkoheshin me 2 pika të akuzës për gjoja krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …