leoni

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së: Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit “Drenica II” ku të akuzuarve u konfirmohet dënimi i shkallës së parë, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. OVL e UÇK-së nëpërmjet një komunikate për media shpreh indinjatën për dënimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së. “Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar. Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë., thuhet në fund të reagimit të veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …