Kryesia e Kuvendit

Kryesia mori vendim që nesër, në orën 10:00, të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që nesër, në orën  10:00, të fillojë seanca e  jashtëzakonshme ku do të debatohet për dënimin e eprorëve të ushtarëve të UÇK-së nga gjykatësit e EULEX-it. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka deklaruar me këtë rast se Kryesia është pajtuar që kjo seancë të thirret nesër në orën 10:00 për shkak se sonte është gati e pamundshme të thirren deputetët. Deputetja Dërguti bërë të ditur  se në parim  janë pajtuar yë gjithë deputetët dhe janë mbledhur 40 nënshkrime ndërsa shumica nga nënshkruesit janë nga radhë e deputetëve  që kanë votuar Gjykatën Speciale. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi me këtë rast se  kanë pranuar një kërkesë nga GP i PDK-së, me 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zhvillimet e fundit dhe për dënimin e eprorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së nga grupi i Drenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …