Hashim Thaci

Thaçi: Dialogu me Serbinë duket më keq se sa është (!)

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i ka deklaruar gazetës austriake “Die Presse” se dialogu me Serbinë duket më keq se sa është (!). Ai ka shtuar më tutje se herë pas here dëgjon deklarata të dyja palëve të pamenduara mirë. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen më shumë që të shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësuese e këtij procesi, duhet të vëzhgoj nëse marrëveshjet e arritura janë zbatuar dhe duhet të jetë seriozisht e gatshme për të rifilluar procesin e normalizimit në nivelin më të lartë politik dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve, ka thënë kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …