leoni

Ragip Begaj

Begaj: Kësaj gjithçka mund ti thuhet vetëm drejtësi jo

Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj ka reaguar për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit Limaj. Ai ndër të tjera  ka shkruar “Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë kinse për krime lufte ndaj deputetit dhe njëherit kryetarit të NISMËS z.Fatmir Limaj, kësaj gjithçka mundë ti thuhet vetëm drejtësi jo. Bëhet fjalë për një proces që tani z.Limaj e ka kaluar tre herë,dy herë në kohen e UNMIK-ut dhe një herë në Hagë të cilat janë mbyllur në mungesë provash andaj këtu kemi të bëjmë me përndjekje të emrit e assesi proces të bazuar në prova. Kjo është tendencë e barazimit të luftës së UÇK-së, me krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve, dhe kjo është shqetësuese, pasi ndaj Limajt po ngritën aktakuza të vazhdueshme, lidhur me luftën çlirimtare. Edhe një gjë nuk e kamë të qartë si mbrohen vlerat e luftës duke i dënuar Komandantët, por ne siç kemi besuar në pafajësinë e ÇELIKUT vazhdojmë fuqishëm ti besojmë dhe ta mbështesim në të gjitha proceset ndaj tij. Historikisht, si tani si para 100 viteve shqiptarët duke u marrë me vetë veten, armiqtë e të gjitha kohërave kanë përfituar prej nesh.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …