Kyle Scott

Ambasadori amerikan Scott kërkon nga Vuçiçi aplikimin e marrëveshjeve në Bruksel

Kyle Randolph Scott, ambasadori amerikan në Serbi është takuar me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq. Ata diskutuan tema te ndryshme si situata në rajon, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Scott, i ka thënë Vuçiqit se duhet aplikuar marrëveshjet e arritura në Dialogun e Brukselit, pasi nga kjo varet edhe përfundimi i këtij procesi. Sipas FoNet, për këtë është pajtuar edhe Vuçiq. Ambasadori amerikan Kyle Randolph Scott ka thënë se Serbia ka rol konstruktiv dhe duhet të jetë promovues i marrëdhënieve të mira dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …