Lumezi

Kryeprokuroria e Shtetit bëhet anëtare e IAP

Kryeprokurori i Shtetit Lumezi, ka pranuar njoftimin nga Këshilli Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë se është miratuar kërkesa për anëtarësi organizative të pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i IAP-së, Han Moraal, i ka shprehur mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, duke shprehur besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP-ja do të kenë marrëdhënie të mira, të frytshme dhe afatgjate bashkëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjellë nga kjo lidhje.  Një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorin e Shtetit. Do të caktohen personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin, si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …