Ramush Haradinaj

AAK po përgatitet për zgjedhje

AAK po përgatitet për zgjedhje, këtë e ka konfirmuar lideri i saj Ramush Haradinaj nga qyteti i Prizrenit ku u takuam me qytetar e bashkë partiak të tij.  Ai ftoi të gjithë qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen AAK-së. “Zgjedhje e ardhshme, janë instrumenti kryesor i ndryshimeve pozitive në vendin tonë i cili ndodhet aktualisht në shumë situata të ndjeshme si pasojë e keqqeverisjes dhe mosfunksionimit të duhur të institucioneve, duke përmendur në radhë të parë gjyqësorin”, tha Haradinaj në Prizren. Ndërkaq kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, tha se ky subjekt politik kohëve të fundit është duke u fuqizuar dukshëm, dhe duke marrë parasysh veprimtarinë e shumë aktivistëve të cilët aktualisht kanë pushuar aktivitetin e tyre.“Ne jemi të gatshëm që të vijojmë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kabashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …