Gjykata

Një Gjykatë e Beogradit i ka caktuar 30 ditë paraburgim shqiptarit nga Kosova, Hilmi Kelmendi

Një Gjykatë e Beogradit i ka caktuar 30 ditë paraburgim shqiptarit nga Kosova, Hilmi Kelmendi, të cilin e ka arrestuar  policia e Serbisë, derisa ai nga Gjermania po kthehej në Kosovë. Familjarët e të arrestuarit kanë bërë të ditur se Prokuroria e Serbisë e ka akuzuar për gjoja krime lufte.  Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, për shumë vjet kishte qëndruar  në Gjermani, por ende nuk e kishte fituar shtetësinë. Për këtë rast,  ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi, sepse mund të arrestohen. Kjo ministri kohë më parë kishte kërcënuar se do të marrë masa  reciproke  ndaj Serbisë, por nga kërcënimi i fortë, tani këshillon qytetarët e Kosovës të mos rrugëtojnë  nëpër Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Antonio Guterres

Bota firmos kundër krimit kibernetik, alarm për liritë e njeriut

Gati 100 shtete u ulën sot në një tavolinë të përbashkët në Hanoi, për të …