Bashar Al Assad

Bashar al Assad: E kemi përkrahur Milosheviqin kundër pavarësisë së Kosovës

Diktatori vrastar, Bashar al Assad, i cili për ta mbajtur pushtetin e pakicës alavite mbi shumicën dërrmuese myslimane,  në Siri, për pesë vjet luftë  ka vrarë rreth 300 mijë sirianë, ishte mik i ngushtë i Milosheviqit dhe është mik i fortë i Serbisë. Ai citohet të ketë deklaruar se e ka  përkrahur Serbinë kundër pavarësisë së  Kosovës edhe pse turqit kanë dashur ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre  në dobi të Kosovës. “Kjo ka ndodhur para luftës sonë, para shtatë ose tetë vjetësh dhe  ne kemi refuzuar,  përkundër marrëdhënieve të mira, asokohe  me Turqinë”. E kemi përkrahur dhe e përkrahim Serbinë, ka thënë Assad për gazetën “Politika” të Beogradit. Pavarësisht qëndrimit antishqiptar dhe pro serb e pro rus të Assadit, luftëtarët shqiptarë që luftojnë këtë regjim kriminal në Siri, konsiderohen terroristë nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …