Në aeroportet e kazermat e Ushtrisë së Serbisë, afër Beogradit po mbahet stërvitja: “Vëllazëria sllave 2016”

Në aeroportet e kazermat e Ushtrisë së Serbisë, afër Beogradit po mbahet stërvitja: “Vëllazëria sllave 2016”

Në aeroportet dhe kazermat e Ushtrisë së Serbisë, afër Beogradit ka filluar të mbahet  ushtrimi ushtarak “Vëllazëria sllave 2016”.  Portali serb B92, ka bërë të ditur se në ushtrimet që sapo kanë filluar po  marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë së Rusisë, 56 të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë. Ushtrimet do të zgjasin deri më 15 nëntor. Qëllimi i ushtrimeve, ka të bëjë me avansimin  e aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike e të luftës për zhvillime të operacioneve antiterroriste”. Kjo aleancë e tri vendeve sllave ka një rrjet të fortë të spiunazhit në vendet e Ballkanit e më gjerë. Ajo merret edhe me aktivitete subversive në vende të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …