Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë kërcënuar me vendosje të barrikadave

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë kërcënuar me vendosje të barrikadave

Alokimi i mjeteve të buxhetit nga kuleta e shtetit për katër komunat veriore, si dhe moszbatimi i “detyrimeve” që dalin nga marrëveshjet e Brukselit për këto komuna është bërë shkas që përfaqësues të komunave veriore të populluara me shumicë serbe të kenë paralajmëruar Prishtinën me ndërprerje bashkëpunimi, nëse nuk ka ndryshim të qasjes karshi tyre. Madje në Zubin-Potok kanë kërcënuar edhe me rikthim të barrikadave dhe rritje të pakënaqësisë qytetare. Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë thënë t’i kenë dërguar Qeverisë së Kosovës paralajmërimin e fundit për shkëputje të marrëdhënieve. Ankesat e tyre janë për reduktim të vazhdueshëm të fondeve për investime kapitale, pengim i shfrytëzimit të fondit për veriun, si dhe moskryerje pagesash qe një vit për 20 pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile. Përmes zëdhënësit të kësaj komune Vuçiniq, ata kanë kërcënuar se “zemërimi” i tyre do të manifestohet edhe me vendosje të barrikadave.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …