Komuna e Junikut përballet me të reshura të shumta

Komuna e Juniku njofton qytetarët, se për shkak te reshurave te shumta atmosferike te cilat e kane përcjell zonën e territorit te komunës se Junikut, është rrit niveli dhe rrjedha e lumit “ Erenik “, andaj kërkojmë nga ju qytetarë të nderuar që të keni kujdes përgjatë shtratit të lumit “ Erenik” , prindër të nderuar ju lutem që të keni kujdes të shtuar dhe të shoqëroni fëmijët tuaj, gjithashtu kërkohet që qytetarët në moshë të shoqërohen nga familjarët e tyre.

Gjendja për momentin është nën kontroll ku komuna e Junikut ka ndërmarr të gjitha masat në rast të ndonjë eskalimi, gjithashtu edhe policia janë duke patrulluar në ato pjesë ku përshkon rrjedha e lumit “ Erenik “.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …