Veseli

Kryetari Veseli takoi strukturat e PDK-së në Drenas

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkurën pasdite, anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK-së në Komunën e Drenasit, dhe me këtë rast është prezantuar kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, z. Ramiz Lladrovci.  Anëtarët e Kryesisë së PDK-së i dhanë mbështetje unanime kandidatit për kryetar të komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe ofruan përkrahje pa rezervë në procesin zgjedhor. Kryetari i PDK-së, Veseli ftoi të gjitha strukturat e partisë në Drenas që të punojnë së bashku dhe ditëve në vijim të përgatisin agjendën e aktiviteteve mobilizuese për aktivitetet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit që mbahen më 4 Dhjetor 2016.  Në këtë mbledhje të Kryesisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Veseli, u bë edhe zgjedhja e Shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të komunës, z. Ramiz Lladrovci.

Me këtë rast, kandidati për kryetar të komunës, Z. Lladrovci falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë, kryetarin e deritashëm të komunës, z. Nexhat Demaku dhe strukturat tjera partiake për mbështetjen e kandidaturës së tij. Ai u zotua se do të punojë afër me të gjithë për të përgatitur gjatë ditëve në vijim agjendën e fushatës zgjedhore dhe programin zgjedhor. Lladrovci theksoi se së bashkë me strukturat e partisë dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Drenasit, do të punoj me përkushtimin maksimal që PDK-ja të vazhdojë edhe më fuqishëm qeverisjen në komunën e Drenasit, pasi sipas tij, PDK-ja është subjekti i vetëm që ofron alternativë zhvillimore për Drenasin dhe gjithë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …