Zgjedhjet

Partitë politike në Kosovë pajtohen për t’i mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të gjitha partitë politike në Kosovë në një mënyrë ose tjetër, janë pajtuar për t’i mbajtur  zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Madje edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian mbështesin subjektet politike për zgjedhje të reja nëse konsiderohen se janë të arsyeshme, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se BE-ja do të mbështesë çdo proces demokratik në Kosovë, duke përfshirë edhe zgjedhjet. Deklarata e Apostolovas është mirëpritur nga subjektet opozitare, të cilat shpresojnë se zgjedhjet janë afër. Ndërsa partitë në koalicion preferojnë verën e vitit të kaluar për zgjedhjet në të dy nivelet, lokale dhe parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …