Konjufca: Veseli po u bën presion deputetëve për mos mbajtjen e seancës për Astrit Deharin

Konjufca: Veseli po u bën presion deputetëve për mos mbajtjen e seancës për Astrit Deharin

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie ka fajësuar kryekuvendarin, Kadri Veselin për pengimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme. Me qëllim  për të diskutuar rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Konjufca ka thënë se Veseli po u bën presion deputetëve që të tërheqin nënshkrimet për mbajtjen e kësaj seance. Edhe kjo përpjekje për seancë dështoi pasi deputeti, Danush Ademi i ashkalijve sot në orët e pasdites ka tërhequr nënshkrimin, duke mbetur kështu sërish 39 nënshkrime.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …