Ministri, Demolli gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Kanada pati takime me autoritete të larta amerikane e ndërkombëtare

Ministri, Demolli gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Kanada pati takime me autoritete të larta amerikane e ndërkombëtare

Ministri i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifaks të Kanadasë, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, u takua me senatorin Xhon Mekkein, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brajann Mak Keon, sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Majkel  Fallon, si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, Ralf Brauskipe. Ministri Demolli e falënderoi senatorin, Mekkein për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …