Asfaltohet rruga Klinafc-Gjurgjevik i Vogël

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Klinafc – Gjurgjevik i Vogël, rrugë me gjatësi prej 2 km e 40metra, që lidhet me aksin rrugor Klinë-Skenderaj.

Ky projekt realizohet në bashkëfinancim të Komunës së Klinës dhe USAID-it amerikan.

Nga afër punimet në asfaltimin e rrugës i ka përcjellë kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës.

“Sot nxënësit e Klinafcit dhe Gjurgjevikut të Vogël do ta kenë shumë më të lehtë lidhjen me rrugën kryesore të Klinës. Qëllimi kryesor i pushtetit lokal është rritja e mirëqenies së qytetarëve përmes investimeve konkrete në infrastrukturën e përgjithshme, e në veçanti asaj rrugore. Edhe kjo rrugë është në kuadër të kësaj përpjekje pasi që lidhja mes dy fshatrave me rrugën kryesore ka qenë më se e nevojshme”, ka thënë kryetari Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …