Kryekuvendari Veseli, priti në takim drejtorin për Ballkanin Lindor, Kristian Hellbah

Kryekuvendari Veseli, priti në takim drejtorin për Ballkanin Lindor, Kristian Hellbah

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti në takim drejtorin për Ballkanin Lindor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kristian Hellbah, ku biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat integruese të Kosovës dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe. Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si “njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë”, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen. Kryetari i Kuvendit theksoi se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …