Partia e Drejtesise

PD dorëzon në KQZ një mori shkeljesh dhe manipulimesh të Ferid Aganit

Udhëheqja e re e Partisë së Drejtësisë, në krye me kryetarin z.Sylejman Çerkezi, kanë evidentuar një mori shkeljesh e manipulime të rënda nga ana e ish kryetarit të PD-së, z.Ferid Agani, gjatë procesit sa është munduar të kthejë ndikimin e tij në parti. Në Këshillin Drejtues të PD-së të mbajtur me 17.09.2016, nga ana e përkrahësve të z.Aganit, dhe vet këtij të fundit, janë evidentuar tashmë edhe me deklarata zyrtare disa falsifikime të nënshkrimeve, si dhe disa manipulime me emra dhe parregullsi tjera përcjellëse. Ne si udhëheqje e re e Partisë së Drejtësisë, kemi dorëzuar në KQZ gjitha dokumentet e nevojshme me cilat vërtetohen falsifikimet dhe manipulimet tjera, dhe të njëjtat shumë shpejt do të procedohen edhe në prokurorin e shtetit për hetime të mëtutjeshme.

Ky veprim i falsifikimit të nënshkrimeve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës është vepër penale dhe ne tashmë posedojmë të gjitha dëshmitë dhe deklaratat e personave të cilëve i’u është falsifikuar nënshkrimi.  Pas zbardhjes edhe të këtij manipulimi të rëndë, ne si udhëheqje e re e PD-së presim shumë shpejt një përgjigje pozitive nga ana e KQZ-së për certifikim, ku pavarësia e vendimmarrjes të jetë mbi vlerat e demokracisë respektivisht shumicës, e që në fakt tashmë kjo është deklaruar se mbi 80% e strukturave të Partisë së Drejtësisë tashmë kanë shkarkuar z. Aganin nga pozita e Kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha: Vendimi i Speciales për mocionin e mbrojtjes tregon qëllimin djallëzor të saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale …