Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet entuziast për progresin që ka bërë Kosova

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë  se gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që u mbajt dje në Bruksel u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete. “Shprehëm përkushtimin që të punojmë pareshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së.  Nënshkrimi edhe i marrëveshjes kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjve, si dhe zhvillimit ekonomik. Tani po i afrohemi më anëtarësimit në familjen evropiane, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …