Komuna e Drenasit

Katër kandidatë për Kryetar të Drenasit bëjnë thirrje që të ndalet presioni i pushtetit!

Katër kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit: Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pavarur dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e re, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medie në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtarët e e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake. Ata nëpërmjet kësaj deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …