Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të Nismës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Jakup Krasniqi: 28 Nëntori është një datë me rendësi të veçantë për shqiptarët

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, ish zëdhënësi i SHP të UÇK-së,  Jakup Krasniqi thotë se 28 Nëntori është një datë me rendësi të veçantë për shqiptarët, që na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. “28 Nëntori na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Nëntori i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, pastaj nga Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindja e komandantit legjendar, dalja në skenë publike e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi sot gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Familja Jashari dhe Komandanti Legjendar Adem Jashari e shumë dëshmorë të tjerë, dhanë më të shtrenjtën për Pavarësinë e Kosovës dhe në këtë ditë duhet nderuar ata breza që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë Shqipërisë dhe Kosovës ka thënë mes tjerash, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …