Mustafa

Isa Mustafa: Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës. Ndërkohë, qeveria ka miratuar kërkesën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar për kategoritë e luftës me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmoreve të kombit UÇK-së. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se deri më 23 dhjetor ky komision të përfundojë shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetura. Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …