Deputetja, Kadaj-Bujupi, ia ka pamundësuar kryeministrit Isa Mustafa të përgjigjet në pyetjet e deputetëve

Deputetja, Kadaj-Bujupi, ia ka pamundësuar kryeministrit Isa Mustafa të përgjigjet në pyetjet e deputetëve

 Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ia ka pamundësuar  kryeministrit Isa Mustafa të përgjigjet në pyetjet e deputetëve. Pavarësisht vërejtjeve të kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti, deputetja, Bujupi nuk është tërhequr nga foltorja e Kuvendit, ku mbante në duar pankartën “Drejtësi për Astritin”. Kryeministri Isa Mustafa nuk ka arritur të flasë, pavarësisht insistimit të drejtuesit të seancës që t’i lejohet fjala. Ndërkohë deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës janë larguar nga salla ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Në sallë po qëndrojnë vetëm tre deputetë të VV-së të cilët para foltores po mbajnë pankartën me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …