Kuvendi i Kosovës

Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani paraqiti në Kuvend raportin vjetor të Zyrës së Auditimit për vitin 2015

Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani  ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka keq planifikuar 23 milionë euro, edhe 2 milionë euro tjera si pasojë e gabimeve nga institucionet tjera. Disa prej gjetjeve të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin publik, faktojnë se ka mangësi të menaxhimit të prokurimit publik.  11 mijë kontrata janë nënshkruar në vlerë prej 400 milionë euro, kjo vlerë kërkon menaxhim më të mirë me mjetet e taksapaguesve. Nuk janë monitoruar  kontratat tenderuese dhe ka pasur edhe blerje  pa kërkesë të institucioneve. Kemi mbulim të pozitave me ushtrues detyre të stërzgjatura, kemi pasur 1300 të punësuar me kontratë mbi vepër në të gjitha institucionet e Kosovës, shumica prej tyre pas pasur nevojë fare”, tha Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …