BE

BE-ja tregohet skeptike për mundësinë e integrimi i Shqipërisë në BE, meqë Greqia do të vendos veto

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kalojë përmes një sërë reformash të rëndësishme, të cilat duhet t’i zbatuar si kushte afatgjata. Vetëm pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Ai i ka kërkuar Komitetit të Jashtëm të PE-së, që t’i japë Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Mirëpo ka reaguar Greqia e cila pretendon se “Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Shqipërinë ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk ka përmirësime”, tha eurodeputeti grek i Agimit të Artë, Georgios Epitideios.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …